Për nder të 20 vjetorit të botimit të librit “Monologjet e Vaginës” së autores Eve Ensler, Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis i ka dedikuar aktivizmit feminist përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.
Ky aktivitet artistik do të mbahet me sot datë 6 mars 2018 (ditë e marte), në hapësirën e Teatrit Oda duke filluar nga ora 20:00.
Duke e shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 20 vjetorin e veprës teatrale politike dhe sociale prej më të rëndësishmeve për të drejtat e grave “Monologjet e Vaginës” nën regjinë e Zana Hoxha Krasniqit
Viti 2018-të shënon 20 vjetorin e Lëvizjes “Dita – V”, lëvizje kjo që qysh nga fillimi ka zgjeruar përdorimin e artit dhe aktivizmit së bashku për ndërgjegjësimin e popullatës. “Dita – V” është lëvizje globale aktiviste kundër dhunës ndaj grave dhe abuzimit seksual. Misioni i kësaj lëvizje është “një botë ku gratë jetojnë të sigurta dhe të lira”.
Performueset e monologjeve do të jenë artistet dhe aktivistet e shquara nga Kosova:
Edhe
“Poezi për fuqi” feston dy dekadat e aktivizmit me art
Anisa Ismajli
Aurita Agushi
May-Linda Kosumovic
Vjosa Abazi
Qendresa Kajtazi
Daniela Markaj
Edhe
“Artpolisi” me poezi e muzikë për fuqinë e gruas
Donjeta Morina
Adelina Tërshani
Jeta Berisha
Jovana Radosavljevic
Alketa Sylja
Kjo mbrëmje artistike do të jetë dëshmi e diversitetit dhe bashkimit të grave përtej dallimeve dhe kufijve sistematik që ka krijuar mendësia patriarkale.
Edhe
“FemArt” me “Çliroje mendjen” synon shërimin e fuqizimin e gruas
I njëjti aktivitet do të shënohet edhe në komunën e Gjakovës me date 8 Mars, në hapësirën e kafe-barit Del House – Te Beka duke filluar nga ora 20:00.
Kjo ngjarje përkrahet nga United Nations Population Fund – UNFPA/Kosovë, Koalicioni për të Drejtat dhe Shëndetin Seksual, Riprodhues – K1 0 dhe CFD/Zvicërr dhe ECMI.
