“Kam harru kur kam marrë para prej punës sime”. Për këtë e gjen një fije arsyetimi edhe te pandemia, por me dhimbje e thotë se zeja e tij është në shuarje e sipër.
Nexhdet Belegu, që ka mbushur të 80-at, është artizan, saraç. Një mori librash e një radio që jehon fort janë përditshmëria që ai bën në lokalin e tij në Qendrën Zejtare në Pejë. Nuk i vjen lehtë të lërë në gjysmë emisionin e tij të preferuar të pasdites në radio, por vendos ta bëjë këtë për të shpjeguar gjithë historinë e zejes së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeja e tij, siç thotë ai vetë, lidhet me “takëmin e kalit”. E kujton një kohë kur kali ka qenë mjeti kryesor i punës e i transportit, e vetëm në dyqanin e familjes së tij janë shitur mesatarisht nga 50 qafëza kuajsh në javë. Në këtë kohë thotë se aq s’mund të shesë për dy vjet.
Belegu thotë se po punon veprat e fundit me materialet që i ka. Lokalin e tij e quan një lloj atelieje me aspekte muzeale.