“The way of knowledge” (Rruga e diturisë) është shtruar në hapësirën e një galerie. Mbi materialin me ngjyrë të zezë është hedhur kripë, anash janë vënë qirinj mbi mbajtëse prej letre. Dhe copëza letre të holla janë lëshuar nga lart.
Autorja e kësaj vepre jo fort të zakonshme quhet Daniela Todorova. Një pasdite e muajit prill e ka zënë në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
Artistja e kuratorja e fushës së artit të letrës dhe arteve monumentale qëndron pranë veprës së ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe u shpjegon disa studentëve kosovarë – që veç sa kanë dalë nga ligjërata që u ka mbajtur – se puna e saj është e lidhur fort ngushtë me spiritualitetin.
Todorova ka studiuar dizajnin grafik, por një rezidencë arti në Finlandë, më 2006, do t’ia ndryshonte krejtësisht qasjen në karrierën e saj. Sot s’mund ta paramendoj artin e saj pa letër...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)