Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artistja e teatrit të pyetjeve dhe debatit

Veronika Szabo nuk e kishte menduar asnjëherë se do të bëhej regjisore. 

E rritur në Hungari, nga një familje që vjen nga klasa punëtore, të bëhej regjisore nuk ishte një plan të cilin e kishte në mendje ajo apo familja e saj. Madje në vendin ku ajo ishte rritur nuk kishte as teatër. 

Lidhja e vetme e saj me botën e aktrimit ishte një shkollë e vogël për art, të cilën ajo mund ta ndiqte. Për një kohë teatri për të kishte mbetur në plan të dytë. Szabo madje filloi të studionte për sociologji, mirëpo pas një viti i lindën dyshimet në ato që po bënte, shkruan sot Koha Ditore.

Dashuria për teatrin sa vinte e shtohej. Edhe gjatë studimeve për sociologji ajo një pjesë të kohës ia kushtonte skenës teatrore. Duke dashur që të ndiqte këtë instinkt u regjistrua në universitetin e Londrës “Royal Central - School of speech and drama” për të mësuar për regji. Kursi të cilin ajo e ndoqi tregon një mënyrë të re të të bërit regji. Kjo e ka ndihmuar shumë atë pasi që Veronika Szabo nuk beson në format tradicionale. 

Sipas saj, aty ka shumë hierarki dhe regjisori është ai që e thotë fjalën e fundit, diçka që ajo thotë se nuk mund ta lejojë në shfaqjet e saj. Szabo është shumë e hapur për kritika, ide të reja dhe bisedime. Beson se shfaqja e mirë është atëherë kur ekipi sjell idetë dhe imagjinatën e të gjithëve, ndërsa regjisorja u jep vetëm disa udhëzime. Madje ajo nuk pëlqen që aktorëve t’ua japë tekstin e shfaqjes dhe ata të punojnë në të...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm