Në nëntor të vitit të kaluar ata që kanë hyrë në Galerinë Kombëtare të Kosovës kanë parë se ambienti kishte ndryshuar tërësisht. Bile, kati përdhes i institucionit dukej sikur ishte në renovim. Ishte ekspozita e Lulzim Zeqirit. Paraprakisht kishte kuruar ekspozitën e profesorit të tij, Mehmet Behluli, pikërisht në GKK.
Zeqiri është prej atyre artistëve që nuk imponohet shumë në publik. Si fëmijë kishte dëshirë që të kopjonte gjërat që e rrethonin. Vizatimi nëpërmjet lapsit e ngjyrat i hynin në punë për këtë pasion të hershëm. Por prirjen për t’u marrë me art e kishte identifikuar kur kishte nisur të shkonte në shkollë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo ishte lidhja ime me artin, të cilën po mundohem edhe sot ta mbaj si të tillë”, thotë ai. Punon e vepron midis Kosovës dhe Austrisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)