Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti që replikon vepra të njohura arti duke përdorur mbeturina plastike

Artisti brazilian, Eduardo Srur, riprodhon vepra të mjeshtërve të njohur pa përdorur as edhe një pikë bojë, vetëm copa të ricikluara të plastikës të mbledhura nga rrugët e qytetit dhe lumenjtë.

Për ekspozitën e tij të fundit, ai ka realizuar kopje të veprave të artistëve me nam si: Picasso, Van Gogh, Monet dhe Warhol për të tërhequr vëmendjen ndaj ndotjes së shkaktuar nga akumulimi i mbetjeve plastike.

“Këto vepra do të qëndrojnë për shekuj në historinë e njerëzimit dhe po ashtu do të mbetet edhe plastika që po hedhim në natyrë”, ka thënë ai në studion e tij në Sao Paulo.

Ekspozita e Srur "Natureza Plástica" (Natyra Plastike) do të hapet për herë të parë Sao Paulo në gjysmën e dytë të këtij viti.

Artisti ka punuar prej kohësh për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me mjedisin, duke krijuar instalime të mëdha në hapësirat publike përreth Sao Paulo. Ato shpesh i kishte vendosur përgjatë lumenjve të qytetit të cilët janë ndotur shumë.

Edhe 26-vjeçari që i shndërron këpucët në vepra arti Kuriozitet 26-vjeçari që i shndërron këpucët në vepra arti

Gjatë pandemisë, vëmendja e artistit Srur u kthye në studio, ku ai ndërroi furçat e bojës për një piskatore, duke vendosur plastikë me ngjyrë nëpër vrima në një dërrasë, në mënyrë që të formojë imazhe.

“Plastika dominon gjithçka dhe të gjithë sot, kështu që në këtë seri unë krijoj vepra arti që nuk kanë bojë ose ngjitës, vetëm copa qeseje plastike përmes të cilave përfundojnë duke realizuar imazhin që e shihni”, ka thënë ai.