Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti që e kërkon idealin human edhe nëpërmjet personazheve

Armend Smajli ka bërë dhjetë vjet rrugëtim në botën e aktrimit. Dhe kushdo që i ka parë dy shfaqjet e realizuara së fundi në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nuk mund të mos e ketë vërejtur potencialin e pakursyer të tij e përcaktimin për t’u mishëruar me rolin.

Në “Bordel Ballkan” me tekst të Jeton Nezirajt, nën regji të András Urbán interpreton ndërkombëtarin biseksual, i cili ua mëson vallëzimin kosovarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E në “Aventurat e reja të Don Kishotit” me regji të boshnjakut Dino Mustafiq, Smajli është një nga tre Don Kishotët që shpërthen me një monolog që përmbledh disa nga realitetet më të hidhura të Kosovës së pasluftës.

Në të dyja rastet, Smajli lë përshtypje se ka dhënë gjithçka nga vetja - edhe kur ka ngjyrosur flokët me të bardha për të luajtur biseksualin që në skenë puth një mashkull - edhe kur ka asistuar në shkrimin e pjesës së dhimbshme të Don Kishotit, që publikun e çon deri në përlotje. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Smajli flet për dy dashuri të tij të mëdha: teatrin e filmin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.