Kur artisti Tony Shafrazi me sprej spërkati mbi pikturën e njohur të Picassos, “Guernica”, Muzeu i Artit Modern në New York e mbajti të fshehur. Ishte viti 1974, në një ekspozitë e cila paraqiste piktura që bartnin mesazhe kundër luftës.
Akti i Shafrazit ishte konsideruar vandalizëm për një kohë të gjatë. Sot ai është artist i njohur dhe ky akt konsiderohet si trimëri, shkruan sot “Koha Ditore”. Në një intervistë për “The New York Times” kishte thënë se qëllimi i tij ka qenë që të t’i jepte jetë pikturës dhe ta bënte të kohës. Njëherësh t’i bënte vizitorët që ta shikojnë më ndryshe.
Mbi këtë koncept artisti gjerman Felix Gmelin nisi të merrej me art. Një prej veprave të tij më të njohura si piktor, para se të ndryshonte mediumin e të futej në art konceptual, është pikërisht rikrijimi i “Guernicas”.
Ai ka rikrijuar këtë pikturë duke u bazuar në versionin e Picassos dhe mbishkrimin që i kishte vënë Shafrazi. E ka titulluar “Kill Lies All”. Me të Gmelin ua rikujton shikuesve shembuj të pikturave të famshme të vandalizmit në art... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kërkesa e re mund ta lëvizë “Guernican” e Picassos pas çerek shekulli
-
Lejohet fotografimi i “Guernicas” pas 30 vjetëve ndalesë
-
Franca e Spanja, bashkë për shënimin e 50-vjetorit të vdekjes së Picassos
-
Zbulohet piktura e Picassos me arrestimin e ndërtimtarit që u përfshi në grabitje arti
-
Piktura e Picassos hiqet nga hyrja e OKB-së pas 36 vjetësh