Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti kosovar shpalos në Beograd imazhin e realitetit me humor e ironi

Artisti kosovar, Driton Selmani, do të zbërthejë mendimet në ekspozitën e radhës. Merret edhe me atë se çfarë mendojnë të tjerët. E këtë do ta bëjë në Beograd.

“More and More Thoughts about Other Thoughts” (Gjithnjë e më shumë mendime rreth mendimeve të tjera), është titulli i ekspozitës së tij që do të hapet sonte në hapësirën për art bashkëkohor “U10”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Artistit nga Kosova i është rezervuar kjo hapësirë që në njëfarë forme “lidhet” me vendin. Adresa e saj është rruga “Kosovske devojke”, (Vajzat e Kosovës) që janë personazhet kryesore të legjendës për Betejën e Kosovës më 1389, e shndërruar në mit serb, shkruan sot “Koha Ditore”.

Humori, ironia e kritika janë ato që thuren në veprat e tij. Përdor furgon, qese plastike, mesazh në shishe dhe një instalacion, për ta kapërthyer konceptin e tij.

Vetë artisti, një ditë para ceremonisë së hapjes së ekspozitës, s’ka pranuar të flasë gjatë. “I kam thënë citatet në vepra. S’po du me e prishë magjinë”, ka qenë e vetmja që ka deklaruar Selmani në një komunikim nga Beogradi.

Kuratorja e ekspozitës, Lora Sariaslan, ka thënë se arti i Driton Selmanit, që do të qëndrojë i ekspozuar në Beograd deri më 19 tetor, ka dy shtylla kryesore. Siç ka thënë ajo, njëra është gjuha dhe tjetra është imazhi.

Driton Selmani (1987) s’është i panjohur për publikun në Serbi. Para dy vjetësh kishte ekspozuar në një ekspozitë kolektive në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, e po këtë vit qe një nga artistët pjesëmarrës në ekspozitën “Mundane” në “Eugster II Belgrade”/ Alberina Haxhijaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)