Kulturë

Artisti i protestës ndaj politikave shtetërore

Foto: Koha

Somer Şpat është një prej artistëve premtues të gjeneratës së re. I shpallur së fundmi një prej tre finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes”, ka vënë në thumb politikën.

Nëpërmjet veprave të tij, shtjellon atë që e quan dhunë shtetërore. Si artist konceptual ia ka mësyrë që nëpërmjet veprave të artit bashkëkohor të protestojë. Këtë e ka bërë edhe në konkursin e “Artistëve të së nesërmes”.

Në këtë rast merret me rrënimin e një kategorie ekonomike të Kosovës. Sa i përket profilizimit të tij, gjithçka do të fillonte nga filmat. Si fëmijë ishte i dhënë pas kinematografisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky interesim i madh u bë shkaktari kryesor që në vitet në vijim të edukohesha ne Universitetin e Arteve ‘Mimar Sinan’ në Stamboll. Pasi që ky universitet ishte tradicional, përveç edukimit për fotografi, gjithashtu, kam marrë edukim themelor rreth të gjitha mediumeve të artit”, tregon Şpat.

Thotë se falë atmosferës bashkëkohore dhe ngjarjeve të artit në këtë qytet, ka gjetur mënyra eksperimentale për të menduar dhe diskutuar për artin.

“Përveç këtyre, prezenca ime në Akademinë e Arteve të Hamburgut ne klasën Broomberg&Chanarin më bëri që ta shikoja nga një këndvështrim tjetër skenën e artit ndërkombëtar”, thotë ai.

Por kjo është veç një pjesë e biografisë së tij. Veprat zbërthejnë edhe natyrën e artistit prizrenas që vepron si artist e fotograf i lirë në Prizren.

Dy anët e hekurudhës

Veprat e Somer Şpat në thelb janë protestë ose reagim ndaj politikave shtetërore. U takon atyre artistëve që nuk mund të përmbahet kur ngacmohet nga gjërat që ndodhin në hapësirën ku jeton.

S’i takon atij grupi që gjejnë një botë utopike e zhyten në të. Thotë se punimet e tij përqendrohen në çështjet politike, si në ato lokale ashtu edhe në ato ndërkombëtare....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)