Përfaqësues të komunitetit artistik nuk po e kapërdijnë lehtë humbjen e fondeve për projektin e ndërtimit të sallës koncertale në Prishtinë, e cila parashihej të zinte vend në ish-objektin e “Gërmisë”.
Ridestinimi i 15.4 milionë eurove sa ishin të parapara nga fondet e Bashkimit Evropian, përkatësisht 11.4 milionë siç e qartësoi Zyra e BE-së në Kosovë, është vlerësuar si pandjeshmëri e institucioneve qendrore dhe atyre lokale kundrejt nevojave për të ushtruar normalisht aktivitete muzikore, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konferencën për media të mbajtur të premten në Filarmoninë e Kosovës, përfaqësues të komunitetit muzikor iu kanë dhënë ultimatum institucioneve që të gjejnë një zgjidhje për sallën koncertale, në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do t’i pezullojnë aktivitetet e tyre muzikore.
Besa Luzha, profesoreshë e muzikës në Fakultetin e Arteve, ka thënë se është e indinjuar nga vendimi i fundit për ridestinimin e mjeteve të parapara për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë. Ka thënë se mosmarrëveshjet mes institucioneve kanë bërë që të shuhen shpresat për një sallë të denjë koncertale për aktivitetet muzikore.
“Qëndrimi ynë i përbashkët është se nuk na intereson kush nuk e ka kryer detyrën apo kush e ka fajin, por ne mendojmë se të gjithë përgjegjësit duhet të ulen bashkë e të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme që të mos humbë ky donacion”, ka thënë Luzha.
(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)