Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artistët e bashkuar për rezistencë

Në vitin 2020, artistët zakonisht kanë bërë deklarata politike në rrugë, me murale, pankarta proteste apo duke rrëzuar monumente të moçme.

Por shumë më i pavënë re është zarfi si vend për art. Meqë pulla simbolizon votimin me postë, ajo përfaqëson një formë rezistence, një formë të veprimit të drejtpërdrejtë. Organizata jopërfituese nga New Yorku “TRANS>” ka krijuar një projekt pullash të quajtur “These Times”. Projekti, i cili do të jepet premierë edhe online, paraqet 50 artistë dhe institucione që theksojnë urgjencën e votimit.

“Zyra postare është në krye të demokracisë”, thotë kuratorja nga New Yorku, Sandra Antelo-Suarez. “Është detyrë e jona qytetare të votojmë. Është për të krijuar struktura themeltare që, tok me muzetë, artistët dhe galeritë e artit, krijojnë një ekonomi përgjigjesh”, shton ajo.

Gjithçka nisi kur pllakosi pandemia në mars. Antelo-Suarez e pa veten të frustruar. “Doja të krijoja një përgjigje, duke menduar mbi atë se si kultura dhe arti mund të përgjigjeshin”. Ajo filloi duke iu kërkuar artistëve të merrnin pjesë në projekt, një që do të sillte artin në shtëpitë e njerëzve. “Mendova: pullat”.

“U kërkova 50 artistëve nga rrjeti im personal që të bënin një gjest në një vepër arti që është homazh për kulturën tonë, e cila ka humbur”. “Iu thashë atyre të imagjinonin se pullat e tyre kanë fuqinë për t’i dhënë fund padrejtësisë në botë. Është tek njerëzit, e jo te politikanët, të votojnë, të ndryshojnë sistemin”.

Veprat e shtypura me pulla (që nuk kanë vlerë pullash në sistemin postar të SHBA-së), shpërndahen me numrin e tetorit të revistës mujore të artit “Frieze“. Do të shtypen gjithsej 50 mijë pulla.

Edhe Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet Kulturë 3 j. më parë Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet

“Bota e artit është kaq shumë e dhënë pas parasë, njerëzit harrojnë thjeshtësinë e pullës”, shton ajo. “Ju i shpërndani ato”.