Prishtinë, 6 shkurt – Kaosi i kryeqytetit dhe dashuria që të krijojë forma të përsosura të artit në gjëra të vogla e frymëzojnë artisten Rudina Xhaferi të prodhojë art unik. Por deri te profilizimi, Xhaferi ka pasur goxha rrugë për të bërë. Për këtë dhe artin e saj ajo ka folur të martën në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në kuadër të “Programit të Debatit dhe Edukimit”, që është pjesë e ekspozitës “Burrneshat”.
Në këtë ekspozitë ajo merr pjesë me video-instilacionin “Kurgjo s’po ni”, që për nga mesazhi që jep dhe mënyra e realizimit është “shokues”. Qysh kur u prezantua për herë të parë vepra, më 2004, ajo do të konsiderohej si një qasje krejt ndryshe në artin pamor shqiptar. Në video-instalacion paraqitet artistja në sallë operacioni. Në veshin e saj ajo qep një rrjetë merimange.
Pesëmbëdhjetë vjet pas, Xhaferi ka kujtuar se me anë të kësaj vepre është munduar që të shtypë kufijtë e imagjinatës duke përjetuar edhe dhimbje për t’u izoluar nga absurdet që ndodhin në shoqëri.
“Kam ndier dhimbje të shoqëruar me kënaqësi që po e krijoj një vepër artistike që e kisha ëndërr. Kam dashur ta mbaja gjithmonë që të jetë pjesë e identitetit tim, por ka qenë e pamundur për shkak të dhimbjes”, ka thënë Xhaferi. Ndonëse ka udhëtuar shpesh në metropole botërore, ajo ka thënë se ato nuk i bëjnë mirë artit të saj.
Artistja njihet edhe për artin e saj të veçantë në thonj, që dëshmojnë individualitetin e saj për të cilin ka thënë se ka luftuar për ta mbajtur të paprekshëm. Duke filluar me pikturimin e thonjve të saj, të cilët i duhej t’i fshinte ngase kokën e kishte të bombarduar me shumë ide, në rrëfimin e saj të sinqertë artistja potencoi elementet që ia mundësuan të jetë krenare për artin e saj.
Edhe
“Rishikime” hap botën e pafundme të Violeta Xhaferit
Xhaferi, e cila tashmë ka gjetur formulën e origjinalitetit, ka thënë se dikur nuk e kishte pasur të lehtë të shpëtonte pa u shabllonizuar duke filluar nga bankat e shkollës.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")