Tamer Turkmani fotografitë e tij i ka shndërruar në ditar të vdekjes që dëshmon se si makineria siriane e vrasjeve ka shkelur të ri e të vjetër.
Derisa bota nuk i dëgjon vajin e klithmat që jehojnë prej secilës shtëpi në Siri, regjimi dhe aleatët e tij besnikë gati se kanë arritur ta shuajnë revolucionin. Në të njëjtën kohë, shumë anë të tjera punojnë në diskreditimin dhe stigmatizimin e tij si akt terrorist.
Ani pse arti shpeshherë vë në spikamë anën e ligë të politikës, rëndom këso zërash nuk dëgjohen përtej dërrasave të teatrit apo jashtë sallave muzeore. Në njëfarë dorë një qasje të tillë do të mundë ta karakterizonim si produkt i kulturës elitare, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, artisti sirian Tamer Turkmani i ka tejkaluar pengesat e elitizmit.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“The Road to Damascus” në frontin sirian për liri dhe shenja nga Kosova
-
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Njohja reciproke hap kapitull të ri mes dy shteteve
-
Muaj pas rënies së Assadit, familjet e të zhdukurve në Siri ende kërkojnë drejtësi
-
Histori e re e artit: Në prag të një epoke të re krijuese
-
Një histori dashurie turke, me burg, poezi dhe një aventurë me avion