Prishtinë, 9 mars – Gra me shami e kokëzbuluar, të gjitha të veshura në të zeza, lëvizin me të njëjtën koreografi. Nëpërmjet performancës ua kanë mësyrë varreve të një fshati në Liban. Që të gjitha i shqetëson fakti se midis burrave zhvillohet luftë fetare. E ato janë të bashkuara në homazhe tek varrezat dhe kërkojnë që tmerri të marrë fund.
Këto pamje në filmin “Where Do We Go Now” të regjisores libaneze Nadine Labaki, që është dhënë premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes më 2011, kanë hapur ligjëratën e albanologes polake, Agata Rogosh, të enjten në Seminarin e Albanologjisë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rogosh ka thënë se ky film, që ka shumë rendësi për të, tregon për një fshat në Liban që është gjysmë i krishterë dhe gjysmë mysliman.
“Atje zhvillohet një luftë midis të krishterëve dhe myslimanëve dhe gratë mundohen ta ndalojnë atë”, ka thënë ajo në ligjëratën e titulluar “Rezistenca e grave: Arti dhe jeta” e mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Rogosh ka thënë se bëhet fjalë për një ligjërim shumë personal (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
-
“Pas luftës, kush jemi ne?!” thërret me plagën e hapur
-
“Rrugës” nga Kosova niset drejt Cannes, ku zbarkon bota e filmit