Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Art pa histori nuk e përfytyroj të ketë

Bujar Vani - skulptor dhe publicist, ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në vitin 2008, dhe është specializuar mbi teknika dhe teknologji të skulpturës, i certifikuar edhe nga Universiteti i Firences.

I nderuar me çmime të ndryshme nga institucione muzeale, organizata e bashki për kontribute në pasqyrimin figurativ të personaliteteve historike shqiptare. Asistent dhe bashkautor në realizimin e disa monumenteve kombëtare e më gjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është autor i shumë veprave monumentale brenda e jashtë vendit, e ndër to shënohen: Monumenti madhor i Skanderbegut në lartësi 8 metra; shtatoret e mbretëreshës Teuta dhe mbretit Monun, në kompleksin e mbretërve ilirë ekspozuar në 100-vjetorin e Pavarësisë; shtatore dhe buste: princi Skerdilajd, Pashko Vasa, Lef Nosi, Miguel Servantes, Sandër Prosi, Mbreti Zog, Rexhep Pashë Mati, Ismail Qemali, Kostandin Kristoforidhi, Gjon Muzaka, Teodor Muzaka etj. Pjesëmarrës dhe fitues në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si dhe në mjaft ekspozita të ndryshme, si dhe autor i monumenteve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (TIF). Publicist aktiv në shtypin e shkruar mbi problematikat e artit, kulturës kombëtare dhe trashëgimisë kulturore.

Vani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Arti. Sipas gjykimit tim, arti është mishërimi idealistik i natyrës, shpirtit dhe mendjes njerëzore; është tundimi për t’iu ikur reales, shfaqjes dhe shprehjes së të zakonshmes, përmes sublimimit të botë perceptimit; është orvatja drejt përkryerjes së mendimit dhe ndjenjës përtej racionalitetit dhe konvencioneve që rregullojnë jetën shpirtërore e lëndore të njerëzimit, edhe pse kjo ikje e përtejme ka si para shtrat dhe pikënisje ato konvencione tokësore, pasi dhe tentativa qoftë dhe drejt abstragimit metafizik ka si start pikërisht botëperceptimin që ngjiz qenien njerëzore.

As koncepti idealist “art për art” nuk shkëputet dot prej kësaj themelësie.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm