Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arkivi i Kosovës, ruajtësi i kujtesës sonë historike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku është pritur nga kryeshefi ekzekutiv i këtij institucionit, Ramë Manaj.

Në takim u bisedua për punën dhe kushtet në të cilat punon Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe mundësinë e rregullimit të statusit ligjor të këtij institucioni.

Fillimisht kryeshefi Manaj u shpreh i lumtur që për herë të parë një ministër i Qeverisë së Kosovës e viziton institucionin që ai udhëheqë. Manaj e informoi hollësisht ministrin Shala për bashkëpunimin që ka ky institucion me institucionet e brendshme, vendet e rajonit dhe të botës. Po ashtu ai e njoftoi ministrin për veprimtarinë botuese. Ndër të tjera tregoi se botojnë edhe vjetarin e institucionit, historikun e tij. Po ashtu e informoi edhe për vështirësitë me të cilat përballet institucioni i arkivit.

“Mungesa e hapësirave, kushteve, teknologjisë dhe investimeve janë problemet kryesore me të cilat përballemi” tha Manaj, duke shtuar se “është e nevojshme pajisja me aparaturë të nevojshme të depove ku ruhet materiali arkivor, digjitalizimi i lëndëve arkivore, që do të ndikojnë në ruajtjen e këtyre lëndëve”.

“Institucioni ka mbi 1800 lëndë arkivore ndërsa mbi 50% e këtij materiali është risistemuar. Është i nevojshëm edhe rregullimi i lëndës së paarkivuar dhe për këtë kemi nevojë për staf profesional dhe kapacitete shtesë”, u shpreh Manaj.

Edhe MKRS-ja zotohet për investim në Agjencinë e Arkivave dhe ndryshim të ligjit Arbëri MKRS-ja zotohet për investim në Agjencinë e Arkivave dhe ndryshim të ligjit

Manaj tregoi se Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ofron edhe shërbime direkte ndaj kërkesave të qytetarëve për qasje në materialin dhe lëndët arkivore.

Manaj theksoi se shpreson që Qeveria e Kosovës do të rrisë interesimin dhe pret nga ministri Shala që ta përkrah këtë institucion.

Ministri Shala u shpreh se do të bëhen përpjekjet e nevojshme që Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të marrë tretmanin meritor për shkak të rolit dhe rëndësisë së posaçme që ka.

“Ky institucion na shërben në ruajtjen e kujtesës sonë”, tha ministri.

Arkivi të ketë përkrahje më të madhe për problemet me të cilat ballafaqohet qofshin ato të natyrës juridike apo të çfarëdo natyre tjetër.

Edhe Kosova, 75 vjet me arkiv Arbëri Kosova, 75 vjet me arkiv

Ministri u shpreh se do të diskutohet në nivelin më të lartë ekzekutiv që Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të ketë pozitën e duhur ligjore dhe përkrahjen e nevojshme në plotësimin e kapaciteteve që ky institucion të realizojë aktivitetin dhe funksionin e tij.

{gallery}