Arkitekti Përparim Rama, një emër tanimë i njohur brenda e jashtë Kosovës për dizajnet e tij në arkitekturë, do të jetë pjesë e jurisë në World Interior News Awards 2017.
WIN Awards 2017 janë çmime që ndahen për dizajnin më të mirë të brendshëm – interier, në disa kategori, përfshirë hotelet, restaurantet, muzetë dhe hapësirat tjera ekspozuese, interierin e rezidencave, interierin brenda vendeve të punës etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama do të jetë një prej anëtarëve të jurisë në këto çmime, krahas edhe emrave tjerë të njohur në botën e dizajnit dhe arkitekturës, shkruan KultPlus.
Rama, themelues i 4M Group, në vitin 2012-të ishte konsulent në Lojërat Olimpike në Londër, ndërsa në Bienalen e Venedikut morri pjesë po atë vit. Punët e tij janë të ekspozuara në rreth 20 shtete të botës, ndërsa ai ka punuar me kreativitetin e tij edhe në Hamam Jazz Bar në Prishtinë.
Aplikimet për të qenë pjesë e garës për të gjitha kategoritë janë të hapura deri në muajin qershor,
Çmimet WIN çdo vit ndahen për dizajnet që kanë pasur ndikim në peizazhin kulturor të vendeve ku janë krijuar e implementuar.