Hulumtuesit kanë gjetur vendbanime arkeologjike aborigjene nën ujërat e bregdetit të Australisë, dhe parashikojnë që shumë të tilla do të zbulohen.
Shumë vendbanime qenë ndërtuar në vendet ku kishte tokë të thatë gjatë fundit të Epokës së Akullit, kur nivelet e detit ishin më të ulëta, por u fundosën sapo deti u ngrit, bën të ditur një studim i botuar në zhurnalin “PLOS ONE”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBregdeti australian shtrihej 100 milje tutje në det krahasuar me ku është sot, thotë ekipi i kërkuesve që drejtohet nga arkeologu Jonathan Benjamin nga Flinders University në Adelaide, kështu që ka të ngjarë që shumë vende të vjetra janë nën ujë, transmeton KOHA.
Shkencëtarët kanë dërguar zhytës për të gjurmuar vendbanimet potenciale dhe kanë përdorur një numër teknikash, si skanimi ajror dhe ai nënujor.
Ata kanë gjetur dy vendbanime në veriperëndim të Australisë. I pari, në Cape Bruguieres Channel, përmbante artefakte që janë të paktën 7 mijë vjet të vjetra. Në të dytin vendbanim, në Flying Foam Passage, ata kanë gjetur një artefakt të vetëm që është i vjetër 8500 vjet.