Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Agimit”, sot është mbajtur ora e madhe letrare “Muza e Agimit” që i kushtohet heroit Agim Ramadani.
Në të morën pjesë shkrimtarëve nga të gjithë trojet shqiptare nga Gjilani, Zhegra, Prishtina, Tirana, Vitia, Presheva, Tetova, Shkodra, Bujanoci, Presheva, Ferizaj, Kamenica etj, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Në mes tri poezive, që u dalluan, kësaj herë, juria e përbërë nga Agron Tufa, shkrimtar nga Tirana, Sarë Gjergjin nga Vitia dhe Selvete Abdullahu nga Zhegra, poezinë më të dalluar të kësaj orë letrare e zgjodhën atë të Anton Nikë Berishës.
Sabit Rrustemi që edhe bëri hapjen e orës letrare, ka thënë se pjesëmarrja e shumë shkrimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare, këtë ditë e bënë të veçantë sepse i kushtohet një heroi të veçantë të Kosovës, që ishte pos një luftarak i shkathtë edhe një artist që artin e kishte në shpirt.
-
Poetja Sadete Tërnava-Osmani fituese e çmimit “Muza e Agimit”
-
Përkujtohet dhe nderohet roli i Agim Ramadanit në thyerjen e kufirit
-
“Azem Shkreli” për Anton Nikë Berishën si zë i letërsisë arbëreshe
-
Jeta e Katanës, nga pikturat deri te armët dhe flijimi për atdhe
-
PEN Qendra e Kosovës sot mban mbrëmje letrare për Ibrahim Rugovën