Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ankand i pikturave për shërimin e veteranit anglez të luftës në Kosovë

Nisi sot ankandi për shitjen e punimeve artistike, në ndihmë të veteranit anglez të luftës në Kosovë, Jonathan Mark Harrison apo Jon Harrison, i cili vuan nga tumori.

Kjo iniciativë ka filluar nga artisti grafik Festim Matoshi, i cili arriti ti bëjë bashkë shumë artistë tjerë ku pikërisht sonte u mblodhën 60 piktura të cilat do të shiten me çmime të ndryshme ndërsa i gjithë fondi i mbledhur do të dhurohet për shërimin e Jon Harrison, shkruan KultPlus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky ankand filloi sot në sallën e American School of Kosova, ndërsa do të qëndrojë i hapur edhe tri ditë të tjera deri në shitjen e të gjitha pikturave.

Image

Rikujtojmë se gruaja shtatzënë e Jonit dhe familja e saj u masakruan dhe u djegën të gjallë në Kroaci në vitin 1995, derisa ai ishte në fushëbetejë duke luftuar kundër regjimit serb.

Ai ishte hedhur dy herë në erë në fushë të minuar në vitin 1993 dhe nga një granatë dore në vitin 1994. Disa nga copat metalike nga eksplodimet gjenden akoma brenda trupit të tij. Gjersa ai ka marrë pjesë edhe në luftën në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. Joni ishte instruktor i DELTA - Brigada 138 “Agim Ramdani” - UÇK.