Britaniku i UÇK-së, Jon Harrison, ka thënë se pa shqiptarët e Kosovës nuk do t`ia dilte.
Ish-pjesëtari i forcave speciale britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook se tashmë e ka fituar betejën me sëmundjen e kancerit.
“Kjo nuk mund të ishte arritur pa zemërgjerësinë tuaj gjatë vitit 2017, gjë që më ndihmoi të gjejë një procedurë, unë ndoshta do të kisha vdekur pa njerëzit nga Kosova’’, ka shkruar Harrison në Facebook.
Për ta ndihmuar njeriun që e përkrahu në front Kosovën gjatë luftës, më 2016-en ishte hapur edhe një fond.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtari britanik i UÇK-së kërkon mësues të gjuhës shqipe
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
-
Osmani: Përulemi para burrave e grave që u ngritën kur liria ishte vetëm ëndërr
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Clinton: Shumë mendonin se isha i çmendur kur u përfshiva në Kosovë