Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Anatomia e Kosovës – Shpirti i gruas”, libri autobiografik i Vlera Kastratit

Kishte ëndërruar të bëhej këngëtare, por rrethanat jetësore e kanë larguar nga ky profesion.

Pasionin për muzikë e ka rrëfyer në librin e parë autobiografik, të cilin e ka shkruar duke u bazuar në ngjarje që i ka përjetuar që nga fëmijëria e deri te periudha e pasluftës në Kosovë.

Tregimin për dëshirën e lënë në gjysmë, artistja Vlera Kastrati, e ka bërë publik në promovimin e librit të saj, me titull “Anatomia e Kosovës - shpirti i gruas”.

Këtë libër, Vlera kishte nisur ta shkruante para gjashtë vjetësh. Ndërkohë, këtij vëllimi ia ka bashkëngjitur një USB, e cila përmban tetë këngë nga albumi i saj.

Kastrati, librin e promovuar në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, e cilëson pelegrinazh të shpirtit gjatë shëtitjes nëpër kujtime.

Pas versionit të botuar në gjuhën angleze, Vlera Kastrati këtë libër do ta sjellë edhe në gjuhën shqipe.