Në nëntor të vitit 1930, 22-vjeçarja Ursula Hamburger pati një vizitë në shtëpinë e saj në Shanghai nga një burrë i pashëm me theks të fortë gjerman dhe me tre gishtërinj mangut në dorën e tij të mëngjër. Këtu ishte lënda për filma spiunazhi dhe Ursula u gazmua nga drama e papritur. E lindur si Ursula Kuczynski, ajo ishte një gjermane e arsimuar mirë, e sapomartuar me një burrë arkitekt që nuk e kishte të njëjtin pasion si ajo për të ndërtuar një botë të re. E mërzitur sa s’ka më nga jeta e ngulitur mes grave që ajo i përshkruante si “qenushe të vogla”, ajo e lejoi vizitorin, Richard Sorge, ta rekrutonte si spiune komuniste dhe shpejt u bë edhe e dashura e tij. Disa gra mund të ishin sprapsur nga rreziku i të qenit shtatzënë në muajin e gjashtë; Kuczynski ishte e kënaqur që dukja e saj prej nëne do ta bënte më pak të dyshimtë.
Gjatë dekadës në vazhdim, Kuczynski pati tre fëmijë me tre burra të ndryshëm dhe shkoi në Bashkimin Sovjetik, Zvicër, Londër dhe Oxforshirein periferik, duke i spiunuar ata pareshtur e në mënyrë brilante.
Ajo u ngrit në rangun e koloneles në Ushtrinë e Kuqe dhe sebep i saj kaluan sekrete shkencore që i mundësuan Rusisë të bënte bombën bërthamore (me emrin e saj kod Sonya, ajo merrej me fizikantin Klaus Fuchs, me të cilin ajo shkonte në shëtitje; ata mbaheshin dorë për dore për t’u dukur si dashnorë që takohen qosheve). Gjatë kësaj kohe ajo ishte gruaja e dy burrave (u divorcua më 1939), duke u përkujdesur për fëmijët e saj e duke pjekur kulaçe. Është një rrëfim tronditës, që i shkon për shtat Ben Macintyreit, autorit të njohur të librave për spiunët e mesit të shekullit të kaluar. Vetë Kuczynski shkroi autobiografi, dhe ajo i ka përcjellë Macintyreit mjaft material që të punonte me të.
Duke lexuar këtë libër, unë mund të shoh filmin që do të dalë. Është një zhanër që i shkon për shtat stories tërheqëse, por është tejet i fokusuar në individë për të adresuar kënaqshëm rropatjet morale të shekullit XX.
Për shkak se ai ka mësyrë me një shpejtësi kineaste, Macintyre jo gjithherë pushon për të bërë pyetje. Mbi të gjitha, përse ajo ishte kaq ethshëm e përkushtuar e si ia doli aq gjatë?
Edhe
Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe
Në “The Golden Notebook”, Doris Lessing shkruante se “çdo komunist në Perëndim që qëndronte në parti pas një kohe të caktuar e bënte këtë në bazë të një miti privat”.
{gallery}
-
Një gjest i thjesht dashurie që çoi në një rrugë të paimagjinueshme
-
Pse është më mirë që Amerika të mos ndërmarrë gjë në Ballkan?
-
Zvicra më në fund pajtohet t’i hapë dosjet sekrete për mjekun famëkeq nazist që përzgjidhte viktimat e Auschwitzit
-
“Zona e Vdekjes” - Si po i josh Rusia afrikanët për të luftuar në Ukrainë?