Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Almodovar shpallet fitues i “Luanit të Artë” për karrierën

Regjisori i njohur spanjoll, Pedro Almodovar fitoi çmimin e ”Luanit të Artë” për karrierën, në Festivalin e Filmit të Venecias të këtij viti, bënë të ditur organizatorët.

Në një shënim, drejtori i festivalit Alberto Barbera e quajti Almodovar “një regjisor i cili na ofroi portretet më shumëformëshe, kontroverse dhe provokuese të Spanjës post Franko”.

Filmat e tij përballen me “shkeljet, dëshirën dhe identitetet” dhe janë të mbushura me “humor gërryes” dhe të stolisur me një “shkëlqim vizual”, që shprehimisht i referohet estetikës së fushës dhe artit pop’’, tha Barbera.

“Ky luan i artë do të bëhet kafsha ime shtëpiake, së bashku me dy macet me të cilat jetoj. Faleminderit nga thellësia e zemrës për dhënien e këtij çmimi,” u shpreh Almodovar.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Gratë në prag të një shkatërrimi nervor” në vitin 1988, “Gjithçka për nënën time” në vitin 1999 dhe “Volver” në vitin 2006.

Edhe Almodóvari merr “Luanin e Artë” në Venecian e peshës së filmit Kulturë Almodóvari merr “Luanin e Artë” në Venecian e peshës së filmit

Filmi i tij më i fundit, “Pain and Glory” gjysmë autobiografik u shfaq në Festivalin e Filmit të Kanës në maj, ku protagonisti i tij kryesor, Antonio Banderas, fitoi çmimin e aktorit më të mirë.

Venecia pret festivalin më të vjetër të filmit në botë, i themeluar në vitin 1932, dhe edicioni i këtij viti është planifikuar nga 28 gushti deri më 7 shtator/ATSH-DPA.