Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“All My Sons” për një tjetër përjetim të teatrit

Prej idealit të familjes që vihet në pikëpyetje, në shfaqjen “All My Sons” del në pah përgjegjësia shoqërore. Shfaqja hapet me një errësirë dhe qetësi. Nuk është performancë e zakonshme.

“All My Sons” e dramaturgut të njohur amerikan, Arthur Miller, nën regji të Howard Davies u projektua në mur. Është një formë pak më ndryshe e përjetimit të teatrit, që “Intent New Theatre” mëton ta sjellë. Kjo iniciativë nisi në vitin 2014 si bashkëpunim i regjisorit kosovar Kushtrim Koliqi me profesionistë të teatrit nga Britania e Madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Dramaturgia kosovare, Fjolla Hoxha, ka marrë përsipër që të projektojë shfaqjet të cilat janë të incizuara në versionin HD dhe gjenden në platformën “Digital Theatre Plus”.

Të mërkurën mbrëma shfaqja e Millerit u projektua në hapësirën e përbashkët të punës të fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, që quhet “Project Space”.

Dramaturgia Hoxha, ajo sjell serinë e shfaqjeve teatrale të xhiruara nga produksionet më të njohura falë bashkëpunimit me “Intent New Theatre”, që është iniciativë me themelues të teatrove nga mbarë bota......(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Artikuj të ngjashëm