“Prishtina Jazz Week” e përmbylli rrugëtimin e edicionit të dytë nëpër universin e tingujve, me premtimin që skenës e publikut do t’i rikthehen, shkruan sot Koha Ditore.
Emërtuar “Albanian Jazz Society”, por jo e përbërë krejtësisht nga ta, grupi i muzikantëve të mirënjohur me 13 vepra i dhuruan publikut një thurje të mahnitshme tingujsh e zëra kumbues. Kanë dëshmuar pasurinë e skenës muzikore vendore dhe me kompozimet e tyre.
Njëherësh koncerti shënoi edhe rikthimin e këngëtares së njohur Rona Nishliu, pas një kohe të gjatë. Zëri i saj është shoqëruar nga ajka e instrumentistëve kosovarë, ndër ta Dukagjin Muhaxheri në saksofon, pianisti shqiptar Endri Fusha, Ilir Bajri në piano, Visar Kuçi në bas-kitarë, Armend Xhaferi në jazz-kitarë dhe Nesim Maxhuni në bateri, i cili gjatë tri netëve të kaluara ka qëndruar veç si organizator, e në fund qe në rolin e tij parësor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Muzikantët kosovarë mbyllin festivalin “Prishtina Jazz Week 2019”
-
Rona Nishliu në kuartet ringjall me jazz skenën e venitur të Prishtinës
-
“Rona Nishliu Quartet” në rikthim të magjishëm me këngë të vjetra shqipe
-
Rona Nishliu dhe magjia e jazzit shqiptar në “oazën” e Dohës
-
“Prishtina Jazz Festival” – magjia e tingujve në formulën e harmonisë, sonte në “Express”