Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” po radhit suksese te njëpasnjëshme nëpër festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu ndodhi edhe në festivalin ndërkombëtar “Shkupi Folk-Fest 2018”, ku zuri vendin e parë.
AKV “Gjilani” këtu u paraqit me potpuri këngësh të kombinuara nga të gjitha trevat shqiptare. Me këtë rast interpretuan këngëtaret tashmë të njohur: Avni Latifi, Qemajl Musliu, Afrim Haziri, Nazim Gagica, Adnan Leka, Nehat Ferati, Kaltrina Hajdari, Eronita Qerimi dhe Rinesa Zahiri, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të artistëve gjilanas me përzgjedhjen e këngëve dhe udhëhequr nga maestro Murat Ismajli, në bashkëpunim me këshillin artistik te Ansamblit.
Gjithashtu AKV “Gjilani” u paraqit me “Kolazh vallesh” nga grupi i mrekullueshëm i valltarëve me koreografi të Qemajl Musliut
Festivali “Shkupi Folk-Fest2018” është organizuar nga SHKA “Shqiponja” dhe komuna Saraj – Shkup. Është hera e dytë që mbahet dhe, sipas organizatorit, pritet të jetë tradicional. Ka karakter garues. Këso here në të morën pjesë mbi 20 ansamble dhe grupeve të tjera.
-
AKV-së “Gjilani” vendi i dytë në “Shkupi Folk-Fest 2017”
-
Ansambli i Gjilanit triumfon në festivalin “Këngë Jeho” në Strugë
-
Ansambli “Gjilani”, fitues i vendit të parë në Bullgari
-
Dhjetëshja finaliste e Festivalit të Këngës – mozaik i tradicionales me modernen
-
Dhjetëshja finaliste e Festivalit të Këngës