Pandemia e ka pezulluar zhvillimin e projekteve të tij filmike dhe teatrore.
Ai është një nga të paktë aktorë që ka vendosur të flasë hapur për problemet që ia ka shkaktuar periudha e Covid 19 në jetën dhe anën profesionale.
Për Amar Havzijin, përballja me situatën e virusit është tejet e vështirë, mirëpo ai thotë se në këtë kohë po motivohet për të bërë vepra artistike.
Aktori nga Prishtina tregon për angazhimin e tij në filmin të cilit i janë ndërprerë xhirimet për shkak të masave parandaluese të koronavirusit.
Përditshmërinë ai e kalon nëpër rrugët e Prishtinës me biçikletën e tij klasike të viteve ’90.
Amari pret që situata t’i kthehet normalitetit dhe ai të vazhdojë aktivitetet artistike të lëna përgjysmë.
-
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti
-
“Një lule për Bekimin” nderimi i vetëm për aktorin shqiptar të përmasave botërore
-
Hamza: Bizneset mezi po mbijetojnë e qytetarët po varfërohen
-
Amy Adamas tregon pse ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale
-
Adrien Brody tregon sakrificat që ka bërë për rolin e ri