Për shkak të pandemisë aktivitetet skenike të aktorit Butrint Lumi janë pezulluar. Mirëpo, ai e ka shfrytëzuar kohën e izolimit për t’iu nënshtruar online njërit nga provimet e fundit në prag të diplomimit në aktrim.
Aktori nëpërmjet një monologu portretizoi fatkeqin e “Ditë vere” të dramaturgut polak Mrozhek.
Ndonëse jo në kushte adekuate, Lumi tregon për KOHËN se si ia doli ta përfundonte edhe një detyrë që kishte në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Aktori flet edhe për sfidat e gjendjes aktuale.
Aktualisht Lumi me disa aktorë të tjerë janë në përgatitje të një komedie që do ta prezantojnë në rrjetet sociale.
Edhe
“Ditë vere” vë në skenë fatet e jetës
Aktori po e shfrytëzon kohën e izolimit për të lexuar.
Butrint Lumi viteve të fundit është angazhuar në role të ndryshme teatrore.