Agjencia Kosovare e Privatizimit po e mban peng projektin për renovimin e Sallës së Kuqe. Aeroportit i Prishtinës, që menaxhohet me konsorcium nga “Limak and Aeroports de Lyon”, vitin e kaluar kishte shprehur interesim për intervenim në sallën e cila gjendet në platenë e Pallatit të Rinisë.
Për një hap të tillë aeroportit i duhet një leje nga AKP-ja për shkak se Pallati i Rinisë ishte futur nën likuidim në prill të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Arkitektë dhe ekspertë që funksionojnë në kuadër të aeroportit e kishin vizituar sallën gjatë vitit të kaluar, por asokohe nuk ishte marrë vendim i prerë nëse do të vazhdohej projekti. Ndërsa tani, zyrtarët për informim në aeroport thonë se ekziston gatishmëria për ta mbështetur projektin, por që janë në pritje të një aprovimi nga palët e përfshira në proces.
Drejtori i Pallatit të Rinisë, Çaush Berisha, ka thënë se kontakti i fundit që ka pasur me aeroportin ka qenë viti i kaluar. E nga ana tjetër AKP-ja nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje.
Unidon Krasniqi, zyrtar për informim në Aeroportin e Prishtinës, ka thënë se tani janë të gatshëm të investojnë në Sallën e Kuqe, por se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa aprovimin e palëve të përfshira... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vazhdon renovimi i ndërtesës së administratës në Prizren pas sqarimit me AKP-në
-
Tërheqja nga privatizimi i pronave shoqërore nga Qeveria konsiderohet e jashtëligjshme
-
“Pallati i rinisë” pret veç nënshkrimet e Ahmetit dhe Haradinajt për t’iu kthyer Prishtinës
-
“Pallati i rinisë” pret veç nënshkrimet e Ahmetit dhe Haradinajt për t’iu kthyer Prishtinës
-
Moslirimi i pronës nga AKP-ja mban peng projektin e Çarshisë së Vjetër në Prishtinë