Kulturë

Akademiku Artan Fuga i përgjigjet “kërcënimit”: U djeg e vërteta

Akademiku Artan Fuga ditën e sotme ka postuar një shkrim ku tregon se atë e kanë kërcënuar që të mos flas në lidhje me atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave (të Shqipërisë – sqarim ynë).

Fuga shkruan se pseudonimsat me dosje dhe pa kurajo qytetare, se intelektualë nuk mund te jenë, u djeg fort bërja publike e të vërtetave në lidhje me Akademinë e Shkencave.

Statusi i plotë

Pseudonimsi anonims kërcënon : Pusho ose ik!

———————

Pseudonimsat me dosje, sigurisht, pa kurajo qytetare se intelektualë nuk mund te jenë, u djeg fort bërja publike nga ana ime e faktit se në 4 shtator Akademia e Shkencave, detyrimet e mia ndaj së cilës janë respektuar deri në një, po shkon drejt zgjedhjeve të kryesisë :

– pa bërë bilancin e saj publikisht për mënyrën sesi ka drejtuar këto katër vite, raport të hapur për publikun dhe elitën universitare të vendit. Atje do të shihej se në cfarë ngërci institucional e funksional e kanë futur Akademinë e Shkencave, këtë të mirë publike që mund të ishte një xhevair në kurorën e kombit.

– zgjedhje pa debat sepse kanë ndaluar debatin para procesit të votimit.

– pa bërë transparencën e figurës të akademikut në lidhje me ish sigurimin e shtetit dhe policinë e fshehtë.

– pa e lejuar akademinë të paraqesi platformën e saj në mbështetje të përpjekjeve deri tani të sabotuara, reformim i kërkuar nga ana e ekzekutivit, pra për një reformim tërësor të Akademisë dhe të gjithë sistemit të kërkimit shkencor në vend.

– zgjedhje pa kandidatura rivale dhe konkurrenciale.

– me interpretime ligjore krejt subjektive dhe pa marrë konsulencën juridike nga ana e organeve të specializuara.

– pa rishikuar sipas parashikimit rregulloren e brendshme të Akademisë që të hapte rrugë dinamizimi.

– duke shkelur cdo praktikë dhe duke vendosur në poste administrative përtej moshës 68 vjeç që në asnjë universitet publik nuk lejohet.

– dhe gjithçka brenda një rrotacioni prej disa vitesh e më shumë se një dekadë ku kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar.

—————-

Dhe anonimsi, i cili mund të jetë kushdo, edhe një rruga, por kurrsesi një akademik, aktivizohet me shpifje qesharake si edhe me thirrjen : Ti që kërkon transformim në akademinë e shkencave largoju që andej! Mos fol në publik. Hesht! Ja kërkesa agresive: ose prano kalbëzimin, dhe merr atë honorar, ose ikkkkkk!

Ja:

Elda Mucollari Fuga mesa di unë ju, si anëtar i rregullt i akademisë së shkencave prej 8 vitesh nuk keni marrë kurrë pjesë (ose për të qenë të saktë maksimumi 1-2 herë) në mbledhjet e asamblesë së Akademisë së Shkencave.

1. Ky fakt, i nderuar, ju bën ju të humbisni cdo të drejtë për të kërkuar, pretenduar apo sygjeruar, kjo për të qenë korrekt me parimet etiko-morale të shoqërisë.

2. Çështjet që kanë nevojë për diskutim, diskutohen në asamble, në sallën qendrore të akademisë (sallë që s’ju ka parë kurrë juve) dhe jo në ndonjë qorrsokak tinezar “facebook-u” ku shkruani ju.

3. Mesa unë jam e informuar, nuk ka ndonjë pengesë në ligj, për atë që ju e quani “rrotacion kryetar-nënkryetar”. Është e drejta e kujtdo të zgjidhet dhe rizgjidhet (konform caqeve të caktuara ne ligj), po ku e njihni ju ligjin, po ku e dini ju që ligji thjesht dhe ftohtë zbatohet, ju thoni meqë une mendoj kështu (mua më leverdis kështu) edhe ligjin ta interpretojmë kështu. Futesh në burg i dashur, kur ligjin e interpreton sipas logjikës tënde, apo dëshirës tënde.

4. Do ta merrja seriozisht këtë shkrimin tuaj, nëse ju do të kishit shprehur dëshiren për të kandiduar në ndonjë nga postet drejtuese në A.SH. dhe t’ju jetë mohuar kjo e drejtë. Atëherë shkrimi juaj mund të merrte vlere. por jo, ska ndodhur asgjë e tillë, ju nuk keni guxim të shfaqni një pretendim të tillë. ju nuk keni këllqe të bëni asgjë përveçse të shkruani e-maile, letra, pacavure cepash gazetash.

5. Ahh për ta mbyllur Fugë, meqë të qenka rënduar shumë ndergjegjia me atë çka po shkon Akademia e Shkencave largohu më mirë nga ai komunitet, hiq dorë nga titulli Akademik( edhe de juro), kështu cliron ndërgjegjen tënde dhe ndalon se qeni “qesharaku” mes akademikëve. Po si mund ta bësh ti këtë, ti shpërblehesh prej akademisë, çdo muaj, në shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra, për të shfryrë mllefin që ke ndaj akademisë, madje çdo gjëje që frymon mbi këtë botë. Se kam kuptuar kurrë pse nuk refuzon t’i marrësh ato para mujore, të kësaj akademie që sipas teje vegjoton ……… kjo është më e ndershmja “filozofi ynë llomotites. Ahhhhhh Fugë aahhhhh boll i dashur u bëre objekt talljeje për shqiptaret, se është turp mban akoma titullin e nderuar “Anetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”. Dhe për ta mbyllur shko voto në datën 4 shtator dhe na bëj ndonjë selfie me pamje nga kutia e votimit. Bëje njëherë detyrën për të cilën shpërblehesh çdo muaj. pls mo e fshi komentim ti- përfundon statusi i Fugës.