Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Agosto Machado – artisti e aktivisti i grupeve të margjinalizuara

Agosto Machado

Në përputhje me dëshirën e tij, galeria e tij, “Gordon Robichaux” me bazë në New York, nuk e bëri publik moshën e Machados në nekrologjinë që e bëri publike të dielën. Duke folur vitin e kaluar për vendimin e tij që të mos e tregonte kurrë publikisht vitin e lindjes, Machado do të thoshte: “Një zonjë nuk e tregon kurrë”

ArtNews - Agosto Machado, një artist dhe aktivist i lidhur me skenën artistike të “Downtown” në New York, skulpturat e të cilit aktualisht paraqiten në “Whitney Biennial”, vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.
Në përputhje me dëshirën e tij, galeria e tij, “Gordon Robichaux” me bazë në New York, nuk e bëri publik moshën e Machados në nekrologjinë që e bëri publike të dielën. Duke folur vitin e kaluar për vendimin e tij që të mos e tregonte kurrë publikisht vitin e lindjes, Machado do të thoshte: “Një zonjë nuk e tregon kurrë”.

Brenda botës së artit, Machado tani njihet si artist, megjithëse është përshkruar edhe si arkivist dhe aktivist. Në intervista, ai zgjodhi një përshkrim tjetër: “mbretëreshë rruge para ‘Stonewall”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një pjesëmarrës aktiv në kryengritjen e “Stonewall” të vitit 1969 dhe në Lëvizjen për Çlirimin ‘Gay’ të viteve 1970 që pasoi, Machado ishte pjesë e një rrethi që përfshinte aktivistë si Marsha P. Johnson dhe Sylvia Rivera; artistë si Peter Hujar, Thomas Lanigan-Schmidt, Jack Smith dhe Andy Warhol; si dhe figura shumëdimensionale si Candy Darling, Mario Montez dhe Stephen Varble. Përmes performancave të tij në vende si “La MaMa” dhe “Pyramid Club”, “Machado” u bë një nga figurat thelbësore të skenës së “Downtown” në New York.

Edhe para krizës së AIDS, Machado kishte filluar të mblidhte objekte të përkohshme  që lidhen me komunitetin e tij, historia e të cilit ishte vazhdimisht në rrezik për t’u humbur. Nga sende të vogla, materiale të shtypura dhe mbetje, Machado krijonte portrete të njerëzve që njihte dhe të heronjve personalë. Kur AIDS filloi të merrte jetë nga komuniteti i tij, këto altarë morën një kuptim të ri.
Kur u pyet pse filloi të krijonte altarët në vitin 2022 nga artistja Tourmaline, Machado do të thoshte: “Në fakt, është një lloj adhurimi i paraardhësve, mirënjohja ime për të gjithë këta njerëz që kanë kaluar në jetën time. Dhe—kjo ishte shumë përpara AIDS—shumë prej tyre u zhdukën ose shkuan diku tjetër. Por ata kontribuuan në komunitetin tonë, dhe është detyra ime të ndaj njohuritë e mia nga rruga me njerëzit e rinj.”

Një nga altarët e tij në Whitney Biennial, për shembull, i bën homazh Ethyl Eichelberger, një performues “drag” që vdiq në vitin 1990 gjatë trajtimit për një diagnozë me AIDS. Ai altar, nga viti 2024, është një përmbledhje e gjerë objektesh që lidhen me Eichelberger: një fotografi nga Hujar, një kuti grimi, një maskë me shkëlqim, një kavanoz qelqi me materiale brenda, dokumentim performancash dhe një flutur e madhe me pupla e bërë me dorë. Vepra u ble nga Muzeu Whitney vitin e kaluar, i cili më parë nuk kishte pasur asnjë vepër të Machados.

Puna e Machados ka ekzistuar në periferi të asaj që muzetë mund ta konsiderojnë art deri shumë vonë. Hyrja e skulpturave të tij në muzetë e New Yorkut është në masë të madhe falë punës së Gordon Robichaux, galerisë që organizoi tre ekspozita personale për “Machadon”, përfshirë një të mbajtur në galerinë “Maureen Paley” në Londër – përmes një programi bashkëpunimi mes galerive – që u mbyll javën e kaluar.

Shenja që Machado tashmë është zyrtarisht pjesë e historisë së artit të viteve ’80 mund të gjenden në Muzeun e Artit Modern, ku një nga altarët e tij qëndron në të njëjtën galeri me piktura nga David Wojnarowicz dhe Martin Wong, si dhe fotografi nga Hujar dhe Tseng Kwong Chi.

Dihet pak për vitet e hershme të Machados. Në një numër të Artforum vitin e kaluar, kritiku Alex Jovanovich raportoi se Machado “u rrit si jetim në lagjen Hell’s Kitchen të Manhatanit dhe kaloi pjesën më të madhe të rinisë pa strehë dhe pa asnjë para”. Machado e la shkollën në klasën e gjashtë dhe doli në rrugë. Sipas Jovanovich, në fund të viteve 1950, Machado u tërhoq drejt Greenwich Village, një qendër e aktivitetit artistik dhe një lagje kyçe për komunitetin “queer”.

Me origjinë kinezo-spanjolle-filipino-amerikane, Machado kujtonte se “mori formë” në vitin 1959, kur adoptoi një pseudonim të frymëzuar nga modelja China Machado. Ajo u shfaq në faqet e “Harper’s Bazaar” në të njëjtën periudhë, duke u bërë modelja e parë me ngjyrë që u paraqit në një revistë të madhe amerikane mode.

Machado tha se gjatë viteve ’60 ai ishte një “mbretëreshë rruge”. Pikërisht në këtë periudhë ai filloi praktikën e mbledhjes së materialeve të ndryshme—“kujtime”, siç i quante në katalogun e Whitney Biennial.

Duke kujtuar këtë praktikë në një intervistë të vitit 2025 për “Paris Review”, ai do të thoshte: “Emocionalisht, kjo është ajo që përqafova sepse nuk kisha asgjë. Mendova: këto kujtime jetojnë në zemrën time. Këta njerëz, po të kishin pasur kohë, do të kishin bërë shumë më tepër. Kështu që unë mblodha këto kujtime të mbretëreshave të rrugës.”

Akti i tij i mbledhjes së këtyre materialeve shpesh është interpretuar si një mënyrë për të ruajtur historinë “queer” në një kohë kur ajo ishte nën sulm. Në vitin 1969, policia bastisi “Stonewall Inn”, duke nxitur një sërë protestash nga komuniteti “queer”. “Nuk ishte hera e parë që ‘Stonewall’, apo ndonjë bar ‘gay’, bastisej, por situata në atë moment ishte si një magnet”, kishte thënë Machado në një histori gojore të vitit 2019 të realizuar nga “LGBTQ History Project”. “Me të rinjtë e rrugës si unë, nuk kishim asgjë për të humbur.”

Machado shprehu admirim për Marsha P. Johnson dhe Sylvia Rivera, të cilat “vunë jetën e tyre në rrezik”. Duke menduar se ishte “shumë i tërhequr” për të bërë të njëjtën gjë, ai iu bashkua “Gay Activists Alliance” dhe mori pjesë në protesta.