Në festivalin Real Time International Film Festival i cili është mbajtur në Lagos të Nigerisë, filmi kosovar AGNUS DEI ka fituar çmimin “Filmi më i mirë i huaj”, “Best Foreign Feaure Film”.
Nga më shumë se 6000 tituj filmash nga sa kanë konkuruar në Edicionin 2017 të festivalit Real Time International Film Festival , në programin zyrtar kanë garuar mbi 50 filma nga vende të ndryshme të botës, si SHBA, UK, Gjermania, Franca, India, Turqia, Rusia, Irani, Argjentina, Kosova, Italia etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFestivali më i rëndësishëm tetë-ditorë i Nigerisë – i cili është përcjell me work-shope, tribuna dhe evente të shumta paralele, ka përfunduar mbrëmë në Lagos.
Juria nëntë antarëshe e udhëhequr nga regjisori dhe producenti i njohur Garth Deacon, në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të plotë, ka shpallur Filmin më të mirë të huaj / Best Foreign Feature Film /, filmin kosovar AGNUS DEI me skenar e regji të Agim Sopit.
Filmi tematik më i mirë është shpallur Nowhere Line – Voices from Manus Island i regjiosrit britanez Lukas Schrank /Fitues i festivalit të Melburnit/, çmimin për regjinë më të mirë e ka fituar filmi Lila i regjisorit Carlos Luscano nga Argjentina, çmimi për skenarin më të mirë e ka fituar filmi iranianLunch Time i regjisorit Alireza Ghasemi /I nominuar për Palmen e artë në Festivalin e Cannes 2017/, filmi më i mirë i Nollywood-it /Nigerisë/ është shpallur filmi Just not Married i regjisorit Patric Uduak, kurse filmi më i mirë i shkurtër, është shpallur filmi Whale Valley i regjisorit islandez Gudmundur Amar.
Është ky çmimi i 85-të ndërkombëtar për filmin AGNUS DEI, i cili ka përfaqësuar Kosovën në mbi 180 festivale ndërkombëtare në të katër anët e botës.