Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Agnus Dei fiton çmimin e 111-të

Filmi kosovar Agnus Dei me skenar dhe regji të Agim Sopit, prodhuar nga AS Film Production nga Prishtina, ka fituat çmimin e 111-të në rrugëtimin e vet të gjatë në rreth 220 festivale ndërkombëtare.

Agim Sopi është shpallur Regjisori më i mirë /Best Director në festivalin Innuendo International Film Festival i cili është mbajtur nga data 8 – 16 shtator në Milano të Italisë. 'Innuendo International Film Festival' është themeluar nga kineastët dhe estetët e njohur të kinematografisë italiane në bashkëpunim me Cinecitta dhe Institutin e famshëm të filmit LUCE.

Konsiderohet si festival elitar i cili thyen tabutë në rrafshin estetik, politik, social e konfesional. Agnus Dei, më 22 shtator, do të shfaqet edhe në Cine Author Film Festival – Palma de Mallorca, Spanjë, ku është i nominuar për dy çmime kryesore.

Filmi ‘Agnus Dei’ ngrihet mbi idenë e përsëritshmërisë së mitit. Njeriu si qenie e brishtë dhe e lëndueshme, gjithnjë është në humbje. Edhe atëherë kur dashuron, kur ka pushtet, apo kur është i dëshpëruar. Edhe kur dëshiron të ikën nga e keqja , por edhe kur i shkon të keqes përball. Duke gjakuar gjithnjë pushtetin, i paskrupullt në veprim, njeriu në mënyrë permanente lufton për të dominuar ndaj llojit të vet, përherë egoist edhe atëherë kur lumturinë e vet e ngre mbi dhembjen e tjetrit. Në realitet njeriu gjithnjë sillet në rrethin vicioz të përsëritshmërisë së fatit, Edipi në antikitet, apo Petri në ditët tona.

Maria dhe Petri, mëmë e bir, dy fytyra të një medaljoni, vazhdimisht të pushtuar me dashuri dhe urrejtje, me një energji demoniale që kapërcen arsyen dhe i nënshtrohet pasionit të motivuar politikisht, etnikisht apo ideologjikisht. Në etapa krejt të ndryshme socio-politike Maria dhe Petri, ngelin po ata. Ndryshojnë vetëm format. Ambalazhi i jetës. Por në esencë, njeriu mbetet i njëjti. Ujk i etur për gjakun e llojit të vet.

Edhe Filmi “Agnus Dei” tash edhe në platformat më të mëdha në botë Kulturë Filmi “Agnus Dei” tash edhe në platformat më të mëdha në botë

‘Agnus Dei’ nuk pretendon të ndryshojë asgjë. Filmi rrëshqet lehtas, plotë pasion dhe lirizëm nëpër trajtat e ashpra të jetës së vrazhdë në luftë. Duke qenë dëshmitar i rrënimit dhe humbjes. E shprishjes së individualitetit si njësi themelore e jetës dhe shprishjes së familjes si institucion themelor i civilizimit. Në këtë mënyrë, ‘Agnus Dei’ pretendon të shndërrohet në një kronikë historie mbi humbjen, mbi mitin e përsëritshëm dhe të ringjallur nëpër kohë.

Award Winners: www.innuendofilmfestival.com/winners2018