Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Absurdi dhe revolta në veprat e Kamysë

Absurdi dhe revolta në veprat e Albert Kamysë paraqesin dy boshte kryesore, që janë rezultat i parimeve filozofike të tij.

Me karakteristika të tilla janë Zhan Pol Sartri, Alber Kamy, Andre Marlo e disa të tjerë, shkruan Muhamed Kërveshi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veprat e këtyre autorëve janë edhe pasqyrë e mendimit të tyre filozofik, që kanë dhënë edhe rezultate. Franca përveç Rëne Dekartit, që ka sajuar sistemin e vet filozofik, nuk ka filozofë të tjerë me plot kuptimin e fjalës, ashtu si i kanë gjermanët.

Këtë varfëri ose vakum pa filozofë të pastër dhe të njohur e kompensojnë letrarët, në veprat e të cilëve mund të vërejmë shkëndija ose shtresa të ndryshme të mendimeve filozofike. Pra, në vepra të disa shkrimtarëve të njohur hasim parime dhe tendenca filozofike.

Alber Kamy, pra edhe pse nuk ka sajuar ndonjë sistem ose metodë filozofike, ka qenë nën ndikimin e Platonit dhe të Shën Augustinit, ishte i kapluar nga ideja në lidhje me përcaktimin e vendit të njeriut në shoqërinë bashkëkohore. Këtë e vërejmë në romanet, esetë dhe më pak në dramat e këtij nobelisti.