Kulturë

“A Warning” nga autori anonim kundër rizgjedhjes së Trumpit

“Besomëni”, mund të jetë klishe e stërpërdorur, por në momentin që ta kapin sytë këtë fjalë në librin “A Warning”, shkruar nga Anonimi, i cili identifikohet vetëm si “një zyrtar i lartë i administratës Trump”, pyetja që ia shtron vetes është e pashmangshme. Secili detaj me rëndësi është fshehur qëllimisht, në mënyrë që të mbrohet identiteti i këtij personi. Kush është ky njeri, të cilit pritet t’i besojmë?

Është kjo një pyetje, të cilin autori anonim – që e kishte shkruar një vështrim për gazetën “New York Times” gjatë vitit të kaluar rreth “impulseve të gabuara të presidentit” – mund ta ketë pritur. Aq më shumë duke i pasur parasysh edhe vetë gabimet e këtij individi. Nuk keni nevojë të më besoni mua, besojini Anonimit. “Shumë njerëz të arsyeshëm votuan për Trumpin, pasi që ata e duan shtetin e tyre, donin që ta trazonin establishmentin dhe ndienin se alternativa është më e keqe”, shkruan Anonimi. “E kuptoj këtë, pasi që edhe unë e kam menduar të njëjtën”. Anonimi, tashmë më i butë, duket se e ka kuptuar se loja e presidentit Trump me teori konspiracioni dhe ofendimet që ua kishte bërë grave kanë qenë në vetvete shenja paralajmëruese – prova se Trumpi nuk do të mund të transformohej në mënyrë magjike në burrshtetasin dinjitoz, të cilin e priste vetë autori.

Anonimi madje pranon se teza të cilën e kishte mbrojtur në vështrimin në “New York Times” ishte “tërësisht e gabuar”.

Përpjekjet e “të rriturve në dhomë” për të vënë disiplinë në procesin kaotik të vendimmarrjes në Shtëpinë e Bardhë ishin “flaster i lagësht, që nuk do të mund t’i bënte asgjë plagës së madhe”, shkruan Anonimi. Pjesëtarët e “shtetit të qëndrueshëm” (termi “shtet i thellë” nuk përdoret) kanë bërë gjithçka që munden, por ka qenë e kotë. Anonimi tani ua kalon stafetën “votuesve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur” – vetëm se stafeta është dinamit i ndezur... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)