Kulturë

“A Star Is Born” me muzikantët që shkëlqejnë në film

Gjatë filmit “A Star Is Born”, njerëzit vazhdojnë të insistojnë se nuk është talenti ai që merret parasysh në biznesin muzikor, por ajo që të kesh diçka për të thënë.

Por ky është refren i rrezikshëm për një melodramë, e cila vetë nuk ka shumë për të thënë, shkruan sot Koha Ditore.

Marrëdhënia problematike e një këngëtareje në ngritje dhe e një tjetri në rënie, është hera e katërt që paraqitet në film me të njëjtin titull, kështu që ky mund të konsiderohet si bërje e ribërjes së ribërjes.

Por derisa këtu nuk ka asgjë që nuk e kanë pasur filmat e kaluar, është e vështirë të shohim se kush e nxiti këtë ribërje, dhe madje është më vështirë të mendosh pa e sjell nëpër mendje “projektin e kotësisë”.

“A Star Is Born” vjen nën regji të Bradley Copper, i cili është edhe bashkëskenarist dhe një prej producentëve, i cili portretizon një këngëtar të talentuar, por të shpërqendruar, një zot të rockut....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)