Kulturë

Aristidh Kola, një jetë për arvanitët

 

Kjo është pjesa e parë e një dokumentari kushtuar Aristidh Kolës, ish-kryetarit të Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë, një personazh i njohur, i cili ja kushtoi jetën pikërisht evokimit të historisë dhe kulturës së arvanitëve.

Aristidh Kola ishte nga ata njerëzit e rrallë të cilëve u ngarkohet një mision. Arvanitët - heronj të pavarësisë së Greqisë dhe popullsi shtetformuese ishin ndrydhur dhe asimiluar pothuaj krejtësisht. Ai, transmetoi ABCnews, duhet të ndryshonte këtë gjendje. Ky ishte edhe misioni i tij.