Kulturë

Biografi gjerman i Aleksandër Moisiut në Kosovë, paralajmëron projekt tjetër

 

Libri i Rüdiger Schaper “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork. Një legjendë aktrimi” është përkthyer në shqip nga Feride Berisha dhe sot pjesë të tij do të lexohen në Teatrin Kombëtar të Kosovës në shqip e në gjermanisht. I pranishëm do të jetë edhe vetë autori i librit, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se atë sot e ka pritur edhe zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, të cilit i ka shprehur gatishmërinë e MKRS-së për ta përkrahur edhe në bashkëpunimet e tjera.