Kulturë

Dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar pas vitit 1944

Në Shkodër janë promovuan dje dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar të pas vitit 1944 me autore studiuesen e re Leonora Laçi, raportoi Zëri i Amerikës.

Në këto libra hidhet dritë ndër të tjera mbi veprimtarinë e organizatave politike shqiptare në emigracion, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, politikën e aleatëve perëndimorë, si dhe qëndrimin e regjimit komunist ndaj emigracionit politik.

Autorja e librave thotë se studimi i kësaj periudhe është i rëndësishëm për shkak të shtrembërimit që u ka bërë fakteve historiografia para viteve 1991, që kishte si qëllim të denigronte emigracionin politik shqiptar dhe veprimtarinë e tij.