Kulturë

“The Zookeeper’s Wife” për terrorin dhe humanizmin

Sado e sikletshme është të pranohet, ka aq shumë filma mediokër për Holokaustin pas “Schindler’s List”.

Natyrisht se përjashtimet ekzistojnë - filmat si “The Pianist” i Roman Polanskit apo “Fatless” i Lajo Koltait, të cilët përmes vizionit të qartë dhe mungesës së sentimentalizmit na kanë bërë që të shohim horrorin me sy të freskët, shkruan “Hollywood Reporter”, transmeton “Koha Ditore”. Por shumica e filmave që definojnë mizorinë e shekullit XX, pavarësisht prej këndit të trajtimit, bazohen në emocione të parashikueshme, pika vizuale dhe muzikore që e bëjnë audiencën të përlotet.