Ish-refugjatja nga Kosova, në serialet amerikane

Ish-refugjatja nga Kosova, në serialet amerikane

26 March 2017 09:58

Rezeta Veliu thotë se nuk ekziston diçka që quhet “ëndrra amerikane”.

“Çdo njeri e ka idenë e vet se çfarë është domethënia e ‘american dream’ dhe kurrë nuk është mjaft. Jam duke e jetuar ëndrrën time me të gjitha të mirat e të këqijat që i ka”, thotë aktorja nga Kosova, e cila kohëve të fundit ka jetësuar një ëndërr të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fillim të këtij muaji, Veliu u paraqit në serialin e një prej televizioneve më të vjetra dhe më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë pjesë e episodit final të serialit “Girls”, që ka nisur të transmetohet në HBO, qysh prej prillit të vitit 2012.

Në episodin e fundit të sezonit të gjashtë të këtij seriali, Veliu portretizoi një regjisore shqiptare dhe në mes të skenës së saj, foli shqip. Kjo gjë nxiti reagime e përkrahje të shqiptarëve që e shpërndanë nëpër rrjete sociale videon me skenën e saj në “Girls”.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Veliu - e cila ka mbaruar studimet për aktrim në New York - rrëfen sesi ka qenë rrugëtimi i saj në botën e reklamave, modelizmit e aktrimit dhe sesi përfundoi në kastën e një seriali siç është “Girls” në SHBA, në një vend ku ajo do të shkonte për herë të parë si refugjate lufte... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme