Kulturë

Rrënohet edhe një shtëpi monument në Qendrën Historike të Prizrenit

Rrënohet edhe një shtëpi monument në Qendrën Historike të Prizrenit
 

Në Qendrën Historike të Prizrenit është rrënuar shtëpia e familjes Hisari, e cila gëzonte mbrojtje me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Kjo shtëpi është e listuar në shtojcën II të këtij Ligji përkatësisht Monumentet Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit. Aty shkruan se shtëpia e Hilmi Hisarit i takonte shekullit XIX.

Organizata Jo-Qeveritare “EC Ma Ndryshe” thotë se sipas informatave fillestare të marra nga autoritetet lokale të trashëgimisë kulturore, shtëpia ka qenë në gjendje jo të mirë për banim.