Në pasditen e 10 qershorit të vitit 1909, rreth orës 15 e 10 minuta, Ferid Pashë Vlora, ministër i Brendshëm i Perandorisë, ia kishte mësyrë foltores së Parlamentit në seancën e 98-të të tij, shkruan historiani Shasivar Kabashi në shkrimin ekskluziv të botuar në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Ato çfarë kishte për të thënë, i kishte përmbledhur në raportin e tij që për subjekt kishin revoltën e kosovarëve në dimrin e 1908-1909-s, si dhe fushatën ushtarake të Xhavit Pashës në këto anë.
Pasi mbrojti veprimet e pashait dhe argumentoi përdorimin e forcës për shtypjen e kryengritjes, kjo i revoltoi bashkëkombësit e tij shqiptarë në parlament, të cilët replikat nuk i ndalën as në seancat vijuese, kurse njëri nga ta - Hasan bej Prishtina, vetëm dy ditë pas këtyre fjalëve të vlonjatit, në gazetën “Tanin” do të shkruante një artikull në lidhje me këtë temë, me titull “Shqiptarët”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.