Në Qendrën Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë u hap ekspozita “Të rinjtë për trashëgiminë”.
Kjo ekspozitë është mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është implementuar nga organizatat ndërkombëtare për migrim - IOM në bashkëpunim me Institutin Columbus, raporton Koha Ditore.
Me rastin e hapjes së ekspozitës, përfaqësuesve të shkollave pjesëmarrëse në projekt iu dhuruan fotoaparatë.