Kulturë

462-vjet me parë nisi rrugën gjuha shqipe me Mesharin e Gjon Buzukut

Si sot, 462 vjet më parë nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqip, në veprën më të vjetër shqipe ”Meshari” i Gjon Buzukut.

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”, shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot, rikujton sot ATSH.