“Vdekja nuk është fundi”, zakonisht është një thënie ngushëlluese, por që gjithashtu mund të jetë edhe kërcënim. Apetiti i madh i Hollywoodit për pjesë të dyta të filmave do të thotë se edhe heronjtë më të mëdhenj të filmave mund të jenë pjesë e tyre.
Ridley Scott së fundmi ka deklaruar për qëllimin e tij që t’i bëjë një rezyme historisë së filmit epik, fitues të çmimit “Oscar” në vitin 2000, “Gladiator”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por sigurisht se personazhi legjendar i Russell Crowe, Maximus i vrarë në arenë mund të dëshmojë se nuk ka vend për vazhdimësi.
Apo jo? Megjithëse po duket se nuk ka rëndësi. “E di sesi ta rikthej”, ka thënë së fundmi Scott gjatë festivalit “SXSW”. Çfarë mund të ketë në mendje regjisori veteran? Dhe si mund të përfitojnë filma të tillë nga kjo?
“Gladiator 2”: Gladiatori legjendar Maximus Decimus Meridius: trim si luan, i fortë si ari dhe i vdekur si leshko. Ose të paktën kjo është ajo që ka menduar pasi është ribashkuar në jetën pas vdekjes me gruan dhe të birin.
Por duke qëndruar në fushën që ndriçon nga rrezet e diellit dhe duke dëgjuar Enyan është e qartë se ai nuk është vend për një luftëtar të vërtetë. Të paktën në bazë të zotit romak të luftës i cili vendos ta testojë guximin e Maximusit duke kidnapuar familjen e tij, duke detyruar gjeneralin legjendar që të shqyejë me thikë e ta bëjë copë-copë atë që i zë rrugën për në Mars derisa i duhet të përballet me vetë ferrin.
Në fakt kjo nuk tingëllon me miliona kilometra larg prej skenarit të refuzuar të Nick Cave për “Gladiator 2”, megjithëse aty kishte më pak riinkarnim dhe udhëtim në kohë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.