Kulturë

Të qenit tolerant ndaj ndryshimeve i kontribuon ndërtimit shoqëror

Vullnet Sanaja është drejtor ekzekutiv dhe themelues i “Anibar”-it, një institucion i pavarur kulturor me bazë në qytetin e Pejës, që organizon festivalin e parë ndërkombëtar të filmit të animuar në Kosovë.

Ky festival u themelua në vitin 2010, shkruan sot “Koha Ditor”. Nga viti 2014, organizata ka filluar procesin e revitalizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë dhe në janar të vitit 2017 “Anibar”-it i është dhënë në shfrytëzim kinemaja për të funksionuar si bazë e organizatës për 15 vitet e ardhshme.

Që nga viti 2015, Vullnet Sanaja është angazhuar edhe si anëtar i Bordit në Forumin Kulturor të Kosovës - rrjet i organizatave të pavarura të kulturës.

Sanaja është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Animacionin për herë të parë kemi “provuar” ta realizojmë kur kemi qenë 14-vjeçar, mirëpo për shkak të mungesës së pajisjeve teknike, por edhe një shkolle për film të animuar, asnjëherë nuk kemi pasur mundësi t’i përfundojmë filmat.

Qasja të cilën e kemi pasur si grup ka qenë gjithmonë e orientuar në zgjidhje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.