Kulturë

Shqipja në Beograd: Katedra për Gjuhën Shqipe në kontekstin e konfliktit etno-politik

Hulumtimi i gjuhës shqipe në Beograd është kryer bashkërisht nga hulumtuesit e Institutit Ballkanologjik të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe doktorantët nga Katedra për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Beograd.

Kjo është pjesë e një projekti më të gjerë që studion praktikat e shumëgjuhësisë në Beograd dhe që, krahas gjuhës shqipe, përfshin edhe gjuhën hungareze dhe atë rumune, shkruajn sot Marija Mandiq, Ana Sivaçki dhe Valdete Osmani në Koha Ditore.